Flash

"Fjalë injorante, ja përse F1 nuk dënon racizmin": Hamilton i përgjigjet flakë Ecclestone

Lapsi.al 27 June 2020
"Fjalë injorante, ja përse F1 nuk dënon racizmin":

Nuk ka vonuar përgjigja e Lewis Hamilton për Bernie Ecclestone, që kishte evidentuar se "ndonjëherë të zinjtë janë më racistë se të bardhët" kur po fliste për impenjimin e kampionit të botës së F1 në luftën kundër racizmit. "Është shumë e trishtë dhe zhgënjyese të lexoj fjalë të tilla. Bernie është tashmë jashtë F1, i përket një gjenerate të vjetër, por është pikërisht ky problemi. Mungesa e edukimit e injoranca tregojnë sa larg jemi për të krijuar një shoqëri më të drejtë. Do të vazhdoj të përdor zërin tim për të përfaqësuar ata që nuk kanë mundësi të flasin ose që nuk kanë një shans në sportin tonë e në botë", ka komentuar anglezi në Instagram.

“Tani është e qratë se përse nuk është bërë asgjë për ta bërë F1 më të hapur për minorancat ose për të ndëshkuar abuzimet raciale që kam pësuar. Nëse ai që ka administruar cirkusin për dekada ka një mungesë kaq të theksuar mirëkuptimi për njerëzit me ngjyrë, si mund të presësh që njerëzit që punojnë rreth tij të jenë më të ndjeshëm”, ka shtuar Hamilton.

LIBERTY MEDIA DISTANCOHET NGA ECCLESTONE

Edhe pronarët aktualë të cirkusit janë distancuar nga ai që e ka administruar Formula 1 për 40 vjet. "Ecclestone nuk ka asnjë rol në Formula 1 nga 2017 e edhe titulli i presidentit të nderit i ka skaduar - ka deklaruar Chase Carey, ceo i Liberty Media -. Në një moment në të cilin është i nevojshëm bashkimi për ti dhënë fund racizmit e pabarazisë, pranojmë mosaprovimin tonë me fjalët e Bernie Ecclestone, që nuk kanë vend në sportin tonë apo në shoqërinë tonë".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI