Flash

Sarri i detyruar të aktivizojë Buffon për shkak të rekordit: kundër Genoas portieri kalon Maldinin

Lapsi.al 29 June 2020
Sarri i detyruar të aktivizojë Buffon për shkak të rekordit:

Gianluigi Buffon është gati të bëhet lojtari më me shumë prezenca në Serie A. Nëse, sic duket, nesër do të zbresë në fushë nga minuta e parë kundër Genoa, portieri 41 vjecar i Juventus do të arrijë kuotën 648 prezenca në Serie A e do të kalojë kështu Paolo Maldini në krye të kësaj renditje speciale. "Motivi për të cilin vazhdoj të luaj është se mund të dhuroj së bashku me shokët e këtë shoqëri akoma shumë emocione të bukura, që vlen ti jetosh - ka thënë portieri pas ndeshjes me Sampdorian, kur kishte arritur milanistin -. E ardhmja? Lë jetën të më tregojë rrugën. Në këtë moment do ti haja hakun vetes nëse do të mendoja të tërhiqesha, sepse ndihem një pikë referimi, pavarësisht ndeshjeve që luhen". E në fakt rinovimi i kontratës duket fare pranë.

Një karrierë e nisur në 19 nëntor 1995 me një rrjetë të paprekur në ndeshjen e debutimit kundër Milan; debutimi në Serie A në moshën 17 vjec e 295 ditë në një Parma-Milan 0-0. Nga dita e debutimit në atë të sfidës në shtëpinë e Genoa kanë kaluar më shumë se 24 vjet e nesër Buffon mund të arrijë kuotën 648 ndeshje në Serie A e të futet përfundimisht në legjendë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI