Flash

Hakimi vishet zikaltër: të martën vizitat mjekësopre e firma me Inter

Lapsi.al 29 June 2020
Hakimi vishet zikaltër: të martën vizitat mjekësopre e firma

"E hëna do të jetë një ditë e rëndësishme". Njoftimi ka mbërritur nga administratori i deleguar i Inter Beppe Marotta para sfidës në Tardini kundër Parmës, që i dhuroi zikaltërve tre pikë të pashpresuara, për mënyrën si erdhi ndeshja e shumë të rëndësishme për të mbajtur Atalantën 4 pikë larg. È në fakt është gjithcka gati për mbërritjen në dispozicion të Antonio Conte të Achraf Hakimi, që të martën mund të jetë në Milano për vizitat mjekësore e për firmën në kontratën 5 vjecare me 5 milionë në sezon. Të hënën, është edhe dita për të përcaktuar me Real Madrid detajet e fundit për pagesën e marokenit që luante i huazuar prej dy vjetësh tek Borussia Dortmund - 40 milionë plus 5 bonus - e për për të mbyllur operacionin.

Një tratativë që do ti dhurojë Contes lojtarin më të shpejtë në Bundesliga e një asistmen të jashtëzakonshëm (10 në sezon) me vesin e golit (9). Nga ajo natë e hidhur nëntori në Champions e ai dygolësh fatal për zikaltrit, tekniku Conte nuk e hoqi më Hakimi nga mendja. E tani është një lojtar i Inter, pasi refuzoi ofertën e Manchester City e të Bayern Mynih. Jo vetëm Hakimi, sepse priten të reja të rëndësishme edhe në frontin e Sandro Tonali, me zikaltrit që duket se kanë mundur Juventus në garën për talentin e Brescia.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI