Flash

Egbo del hapur: kërkon pankinën e Tiranës në Champions

Lapsi.al 28 June 2020
Egbo del hapur: kërkon pankinën e Tiranës në Champions

"Po të doja të isha trajner i portierëve, nuk do të merrja liçencë ‘UEFA Pro’ në vitin 2013. Nuk jam tip që merrem me fjalë shumë. Nuk është se kam zor të them çfarë mendoj. Liçenca që kam marrë është përgjigje për pyetjen tuaj". Pak fjalë, por shumë të qartë në lidhje me atë cfarë mendon në të ardhmen tekniku i Tiranës Emanuel Egbo e për bezdinë që po i shkaktojnë zërat që tani ngjajnë me fyerje, se nigeriani është i rastësishëm në këtë sukses jubilar të bardhebluve.

Egbo ka bërë një seri impresionuese, që pas fitores me përmbysje në Korcë kundër Skënderbeut ka shkuar në 20 ndeshje ndër të cilat 17 janë fitore e dy barazime. Me 9 pikë avantazh, kur janë në lojë edhe 15, nigeriani fluturon drejt titullit kampion. Për Egbo nuk ka rëndësi nëse titullin e fiton në ndeshjen direkte të javës tjetër me Kukësin, apo në derbin me Partizanin, sepse përgjigjen e pret nga lart: "Jam gjithmonë i qetë, pres çfarë bën Zoti!"

Për mungesat e rëndësishme të Bathës e Dokës kundër Kukësit, dy lojtarët kanë mbushur numrin e kartonëve: "Normal që janë lojtarë që na duhen. E dimë se çfarë bëjmë. Normal që do të gjejmë lojtarët që do të zëvendësojnë. Asnjë njeri nuk është i pazëvendësueshëm. Çdo lojtar që është pjesë e ekipit, mund të japë për skuadrën. Tirana ka dy ekipe".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI