Flash

Video/ Milano në festë: Inter përmbys Parmën, Milan leksion Romës

Lapsi.al 29 June 2020
Video/ Milano në festë: Inter përmbys Parmën, Milan leksion

Inter bën të cmendurin, si zakonisht, duke përmbysur Parmën në 6 minutat e fundit në ndeshjen e fundit të Serie A, duke blinduar kualifikimin në Champions League, me +13 nga Roma e vendit të pestë. Në Tardini janë më mirë vendasit në fillim, që morën avantazhin me golin e Gervinho në të 15'. Zikaltrit, të ngadaltë e makinozë për pjesë të mëdha lojë, përmbysën gjithcka në finale falë dy golave me kokë: në fillim De Vrij (84') e pastaj Bastoni (87'), kur Parma ishte me 10 për kartonin e kuq të Kucka.

Milano është e gjitha në festë, sepse edhe Milan ka arritur të mposhtë Romën 2-0, duke mbërritur tashmë 3 pikë larg Europa League, ose më saktë vendit të gjashtë të mbajtur nga Napoli. Rebic në minutën e 76 hapi serinë e golave, ndërsa Calhanoglu, në mungesë të Ibrahimovic, shënoi me penallti golin e 2-0 në fund të ndeshjes.

Napoli nuk dëshiron të humbë Europën, e pas fitores me Spal 3-1i afrohet Romës (bashkë me Milan do të jenë këto tre skuadra që do ta diskutojnë). Nuk ka dyshime katërshja e Champions, pasi Atalanta vazhdon të fitojë, këtë herë duke dalë triumfuese 2-3 në transfertën e Udines me bardhezinjtë.

ITALY - SERIE A

Milan 2 - 0 Roma

Napoli 3 - 1 SPAL

Sampdoria 1 - 2 Bologna

Udinese 2 - 3 Atalanta

Sassuolo 3 - 3 Verona

Parma 1 - 2 Inter

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI