Flash

Gafa skandaloze turpëron Gagliardinin: "Ju dhuroj fanellën ndaj Sassuolo, nuk dua ta shoh më"

Lapsi.al 29 June 2020
Gafa skandaloze turpëron Gagliardinin: "Ju dhuroj fanellën ndaj
Roberto Gagliardini ka zgjedhur ironinë për të dalë nga talljet e rrjetit social që e përfshinë pas gabimit skandaloz me portën bosh në barazimin e cmendur me Sassuolo. "Fitorja e djeshme ishte fondamentale për rrugëtimin tonë - ka shkruar mesfushori i Inter në profilin e tij Tëitter pas fitores me përmbysje ndaj Parmës -. Pas një hapi fals, duhet punuar e të shohim përpara, pa justifikime apo alibi: kështu kam vendosur t'ju dhuroj fanellën time të Inter-Sassuolo, edhe sepse unë... nuk dua më ta shoh!". Një mënyrë zbavitëse për të mbyllur cështjen me tifozët e nervozuar, e për të hedhur gabimin me Sassuolo pas krahëve e për të përballuar sfidat e ardhshme më me qetësi deri në fund të kampionatit. Fanella "e pafat" numër 5 që Gagliardini ka veshur kundër jeshilzinjve do ti shkojë tifozit që do të dërgojë komentin "më të mirë" në postimin e mesfushorit zikaltër.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI