Flash

Kallaku tregon të ardhmen: "Kam katër apo pesë oferta"

Lapsi.al 29 June 2020
Kallaku tregon të ardhmen: "Kam katër apo pesë oferta"

Sherif Kallaku është njeriu lider i Teutës dhe është duke e tërhequr skuadrën durrsake drejt Europës. 13 gola për një fantazist është një shifër impresionuese, e kjo nuk mund të mos e evidentonte numrin 10 në vëmendjen e klubeve të huaja. Por lojtari nuk e ka bërë ende zgjedhjen e tij dhe e vetmja gjë e sigurtë është se sezonin e ardhshëm nuk do të luajë më për Teutën: "Nuk kam vendosur akoma - tha Kallaku në Rubrika Sportive - Kam 4-5 oferta për të cilat duhet të mendohem sepse nuk dua të dal jashtë sa për ti vënë një vulë pasaportës e të kthehem prapë. Dua të qendroj gjatë e të zgjedh një skuadër që të më ndihmoj të bëj përpara".

Në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, ku duhet të përballet tashmë me Kukësin, durrësakët kanë marrë edhe vendin e tretë në kampionat, pesë javë nga fundi, duke e bërë plotësisht të mundur prezantimin në Europë sezonin e ardhshëm, pavarësisht se sipas asaj që pranon Kallaku, durrsakët mundohen të qendrojnë me këmbë në tokë: "Trajneri dhe kapiteni Arapi mundohen të në mbajnë me këmbë në tokë dhe ti marrim ndeshjet një nga një. Është e rëndësishme të mbetemi të përqendruar për të arritur një objektiv të rëndësishëm për klubin".

50 pikë për skuadrën e Martinit, që ka kaluar me një distancë Lacin e kanë vënë në shënjestër Kukësin e vendit të dytë, që për momentin ka avantazhin e gjashtë pikëve, por duhet të luajë sfidën direkte me Tiranën…

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI