Flash

Ngo'o, basti i Egbo që ka vënë themelet e titullit për Tiranën

Lapsi.al 29 June 2020
Ngo'o, basti i Egbo që ka vënë themelet e titullit për

1.98 i gjatë, i fuqishëm fizikisht, problematik në dhomat e zhveshjes dhe në raport me drejtuesit, Michael Ngo'o mund të jetë heroi më i papritur i Tiranës, që ka vënë duart mbi titullin e 25 kampion, jo matematikisht, por pothuajse, me një dygolësh të anglezit, që përmbysi Skënderbeun në vetëm 5 minuta, në ndeshjen më delikate të sezonit.

Cështjet e kontratës, përplasjet fizike me presidentin e Lacit Pashk Laska e pakënaqësitë e shpeshta me drejtuesit bardheblu që përhapën deri zërat e transferimit të tij tek Partizani, duket se u harruan në mbrëmjen e Korcës: anglezi shënoi dy herë dhe arriti në kuotën e 10 golave në këtë kampionat, duke hapur rrugën e suksesit në të 71 me goditjen me kokë, ndërsa në të 76 tregoi instiktet brenda zonës për 1-2 që vlen gati titullin. Pikërisht kështu, sepse me 65 pikë, Tirana shkon në përplasjen direkte me Kukësin me avantazhin e 9 pikëve, kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje deri në fund të kampionatit.

Shtatlarti anglez nuk shënonte nga 8 marsi, në sfidën kundër Lacit, përpara se futbolli të ndalej për emergjencën Koronavirus. Sulmuesi humbi ritmin, atë para porte, me rifillimin e futbollit, duke mos arritur të lërë shenjë në 6 ndeshje radhazi mes kampionatit e kupës, madje edhe në goleadat e bardhebluve kundër Luftëtarit e Besëlidhjes. Ngo’o ndoshta vuajti edhe staturën, për të arritur formën më të mirë fizike, por Egbo asnjëherë nuk dyshoi në aftësitë e tij, duke e mbajtur titullar të palëvizshëm edhe kur anglezi gabonte rastet më të thjeshta para portës.

Një këmbëngulje e nigerianit të pankinës, që meriton vlerësim, duke konsideruar faktin se në pankinë Egbo ka një alternativë luksi si Dunga. Tekniku mori përsipër përgjegjësinë e humbjes së vetëm që kur ai është ulur në pankinë, atë kundër Teutës, pa presionuar asnjëherë lojtarin. Edhe këtë herë zgjedhja i jep të drejtë teknikut nigerian, që pa të ekzaltohet sulmuesi i tij kryesor, në ndeshjen më të rëndësishme.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI