Flash

Inter ka një portier rekordmen: asnjë prezencë, dy kartona të kuq

Lapsi.al 29 June 2020
Inter ka një portier rekordmen: asnjë prezencë, dy kartona

Gjashtë vjet tek Inter, asnjë prezencë e... dy kartona të kuq. Tommaso Berni ndoshta nuk do të kalojë në histori si portieri më i madh i të gjitha kohëve, por pas mbrëmjes së djeshme, në librin e rekordeve ka përfunduar e bindshëm. Portieri i tretë zikaltër, në Tardini ka marrë kartonin e dytë të kuq sezonal, pa vënë asnjëherë këmbën në fushë.

Në minutën e 68' të Parma-Inter me skuadrën e D'Aversa që kryesonte 1-0, Kulusevski zgjat bërrylin ndaj Barella e niset drejt Handanovic. Arbitri Maresca vazhdoi lojën e Berni nga pankina tërbohet e proteston tek arbitri i katërt: për arbitrin nga Napoli është karton i kuq. Nuk ka gjë të keqe nëse për Berni do të ishte hera e parë: i treti i Handa është nxjerrë me të kuqe edhe gjatë Inter-Cagliari si pasojë e protestave për kartonin e kuq të Lautaro Martinez. Në fund të ndeshjes, shtrëngimi i dorës nuk i pëlqeu Manganiello që i tregoi të kuqin. e si dënim i erdhën dy javë skualifikim.

Jo vetëm Berni. Nervozizmi në pankinë e sidomos mes shtyllave në shtëpinë e Inter nuk ka kursyer as Daniele Padelli. Zëvendësi i Handanovic ka marrë kartonin e kuq nga pankina në Juventus Stadium gjatë ndeshjes së fundit, përpara ndalimit për shkak të pandemisë. Kështu, ajo e Bernit, përvec se u fut në histori, është edhe i kuqi i tretë i një portieri interist nga pankina në pak muaj. Handanovic nuk i lë asnjë hapësirë mes shtyllave... ata e nxjerrin inatin kështu...

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI