Flash

Andrea Pirlo trajneri i ri i Juventus: Vrioni do të ketë një 'Maestro' për të mësuar

Lapsi.al 30 June 2020
Andrea Pirlo trajneri i ri i Juventus: Vrioni do të ketë një

Pas 5 vjetësh mungesë kthehet tek Juventus Andrea Pirlo. Ish-fantazisti bardhezi do të drejtojë skuadrën Under 23 të Juventus, duke marrë vendin e Fabio Pecchia që, në këtë sezon të fundit, fitoi Kupën e Italisë të Serie C e udhëhoqi skuadrën të diskutonte playoff. Pirlo, që ka licensën për të drejtuar moshat e skuadrat deri në "C", do të marrë me vete edhe Roberto Baronio si ndihmës.

Pirlo do të jetë kështu trajneri i ri i Giacomo Vrionit, sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë që luan për U23 e Juventus. Prej disa muajsh, Pirlo kishte bërë të ditur se dëshironte të provonte një aventurë të re si trajner, i frymëzuar nga Antonio Conte. Që në mars nisën kontaktet e para me Juventus, ndërsa në orët e fundit edhe lëvizja përfundimtare.

Natyrisht ish-mesfushori duhet të presë fundin e sezonit përpara se të debutojë në rolin e trajnerit të ri bardhezi, duke qenë se Under 23 është i impenjuar në playoff.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI