Flash

“Merr frymë Mire”: letra emocionuese e Pjanic për Juventus

Lapsi.al 30 June 2020
“Merr frymë Mire”: letra emocionuese e Pjanic për Juventus
"Merr frymë Mire, kjo është fraza që përsëris në mendje, në momentet vendimtare të një ndeshje. E është ajo që përsëris tani, ndërsa ndërsa përpiqem të shkruaj atë që ndjej në këto momente". Janë këto fjalët e para të një mesazhi të gjatë të publikuar në faqen e tij në Instagram, me të cilin Miralem Pjanic i është drejtuar Juventus pasi ka formalizuar kalimin e tij tek Barcellona duke nisur nga sezoni i ardhshëm. "Kam mbërritur këtu katër vjet më parë për tu munduar të fitoja gjithcka. Sepse edhe kur nuk arrin, kjo është ajo që duhet të provojë gjithnjë një lojtar i Juventus. Kanë qenë 4 vite intensivë, jetuar përkrah profesionistëve të mëdhenj por sidomos miqve të vërtetë, me të cilët kam ndarë fitore e rekorde, por edhe hidhërimin e humbjeve një hap nga finishi. Ishin vite në të cilat jam maturuar si njeri e prind", ka vazhduar mesfushori boshnjak. "Ky është qyteti ku Edin është rritur, duke u bërë tifozi i parë e kësaj skuadre, e ku me familjen time kam ndërtuar kujtimet më të bukura të jetës sonë. Mendoj se nuk mund ti them mjaftueshëm faleminderit familjes Agnelli,gjithë shokëve me të cilët kam ndarë këtë rrugëtim, faleminderit të ghithë vartësve e anëtarëve të stafit që më ndihmuar të rritem. Faleminderit tifozëve që cdo ditë më bënë të ndihem special", shtoi ai . "Sepse nëse ka dicka që kam mësuar, është se nuk ekziston një kohë minimale për tu dashuruar. Në fund është shumë e thjeshtë: vesh këtë fanellë e bëhet lëkurë e dytë, jep gjithnjë gjithcka e nuk gabon kurrë. Tani kemi pak kohë për të humbur e shumë për të fituar deri në fund të sezonit. E kështu merr frymë Mire. Sepse ajo që sot të duket e trishtë, nesër do jetë një kujtim i mrekullueshëm që mund ta mbash në zemër përjetë".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI