Flash

"Mici e Ibrahimi tek Tirana? Fantazi mediatike": Shkëndija e Tetovës konfirmon bisedimet me Ilir Dajën

Lapsi.al 30 June 2020
"Mici e Ibrahimi tek Tirana? Fantazi mediatike": Shkëndija e

Ernest Gjoka e kishte pranuar në heshtje se mes tij dhe Shkëndijës së Tetovës kishte një ngërç, që kishte bllokuar rinovimin e kontratës. Ky ngërc sic duket ka emrin e Ilir Dajës, teknikut aktual të Skënderbeut, të cilin klubi tetovar e ka pikasur si njeriun mbi të cilin të ndërtojnë një projekt. Një si Daja, me eksperiencë europiane për faktin se ka drejtuar korcarët edhe në fazën e grupeve të Europa League është një aset që shkon për shtat me planifikimin që kanë tek Shkëndija.

Vendi i tretë pas Vardarit dhe Sileksit, në kampionatin maqedonas, nuk duket se është mjaftueshëm për Ernest Gjokën pavarësisht se nga ardhja e teknikut kryeqytetas në krye të skuadrës gjërat ndryshuan shumë. Por tani, për pankinën, maqedonaso-veriorët kanë hedhur sytë mbi teknikun e Skënderbeut dhe, sipas asaj që filtron brenda klubit tetovar, bisedimet vazhdojnë përpara, edhe pse nuk ka asgjë për ta quajtur akordin të arritur. Natyrisht, për momentin klubi nuk zbilancohet në deklarata e as tekniku nuk mund të quhet i larguar nga bardhekuqtë, por në përfundim të kampionatit actual, palët mund të përafrohen në ide.

Shkëndija e Tetovës është kthyer në vatër zërash merkato, duke parë mbylljen e parakohëshme të kampionatit, e idenë e drejtuesve të klubit për të bërë ndryshime në linjën drejtuese, në mënyrë që problemet e shfaqura në pjesën e parë të sezonit të mos përsëriten më. Ajo që tek Shkëndija kanë dashur ta theksojnë është mbyllja njëherë e mirë e zërave të merkatos. Gledi Mici e Besart Ibrahimi tek Tirana është fantazi e pastër mediatike, sepse sipas asaj që bëhet e ditur nga klubi i Tetovës nuk ka patur asnjë kontakt të asnjë klubi me lojtarët vetë apo me Shkëndijën.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI