Flash

Murataj e Ntepe u ruajtën të freskët: Dovedan me plan për të mposhtur Tiranën

Lapsi.al 30 June 2020
Murataj e Ntepe u ruajtën të freskët: Dovedan me plan për

Valentino Murataj e Ntepe dy lojtarët më të rëndësishëm të Bylis kthehen në fushë kundër Tiranës, pasi nuk luajtën në kampionat kundër Kukësit. Kapiteni dhe sulmuesi kanë qenë të skualifikuar dhe janë tani të freskët për të përballuar bardheblutë që vijnë nga sforco e madhe në Korcë, me Egbo që vazhdon të "sfilisë" titullarët e tij.

1-3 i debutimit pas rifillimit është konsideruar rastësi nga Dovedan e të tijtë, që momentin jo e kanë lënë pas. Mallakastriotët nuk kanë asnjë problem formacioni sepse edhe Mozzone e Barjamaj, dy lojtarët tepër të rëndësishëm në formacionin e Dovedan, do të kthehen kundër Tiranës, për gjysëmfinalen e vajtjes. Uruguajani dhe mesfushori janë dëmtuar në ndeshjen kundër Kukësit në kampionat, por kanë rikuperuar dhe janë stërvitur me ngarkesë të plotë, duke u vënë në dispozicion të teknikut për sfidën kundër bardhebluve. Bylis do të mundohet të shfrytëzojë në maksimum faktin që luajnë në shtëpi, duke e ditur fare mirë që në kthim në Selman Stërmasi i pret një sprovë e vërtetë. Kështu që objektivi është fitorja e të mos pësojnë gol…

Rezultatet kanë filluar të kthejnë, pavarësisht humbjes së fundit në kampionat përballë Kukësit. Edhe në atë rast Bylis ka rezervat e tij për arbitrimin, por tani vjen Kupa: dritarja e fundit për Europën e ëndërruar. E në Ballsh nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga ëndërrat, pavarësisht se përballë do të jetë skuadra kryesuese e praktikisht kampione e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI