Flash

I ngulin thikën dhe e grabisin: mbrojtësi i Derby County përfundon në spital

Lapsi.al 30 June 2020
I ngulin thikën dhe e grabisin: mbrojtësi i Derby County
Një histori e keqe për Andre Wisdom, mbrojtësin e Derby County, skuadra e Divizionit të dytë anglez. Futbollisti është goditur me thika nga keqbërës që donin ta grabisnin, ndërsa zbristie nga makina e tij në Liverpool. Ka qenë vetë klubi i Derby County që ka publikuar lajmin, duke shpjeguar se Wisdom ka pësuar "një sulm të paprovokuar" e aktualisht është në gjend stabël. "Ka pësuar plagë që e kanë detyruar të shtrohet në spital. Tani objektivi ynë është ti japim mbështetjen maksimale atij e familjes”. Sipas asaj që bën të ditur shtypi anglez, lojtari ishte për vizitë tek të afërmit e tij në Toxteth. "Shërohu shpejt, Wis", ky është tweet i publikuar nga klubi anglez në profilin zyrtar. Ish-futbollisti i Liverpool ishte protagonist në fitoren 2-1 të Derby kundër Reading të shtunën, që e ka afruar edhe më shumë skuadrën me zonën e playoff për promocionin në Premier League.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI