Flash

Hakimi firmos për Inter: marokeni ka një mesazh për Dortmund

Lapsi.al 30 June 2020
Hakimi firmos për Inter: marokeni ka një mesazh për Dortmund
Dita e parë si zikaltër për Achraf Hakimi. Marokeni zbarkoi në Milano pak pas orës 10.30, e rreth drekës përfundoi vizitat mjekësore në Humanitas, pastaj pasdite u drejtua në zyrat e Komitetit Olimpik Italian (Coni) për testin e aftësisë sportive që zgjati dicka më pak se një orë. Ajo e sotmja ishte një blitz total për Hakimi që pas firmës mbi kontratë është nisur menjëherë, pa asnjë kontakt me tifozët (për shkak të distancimit social) por as me shokët e rinj apo me një vizitë në Appiano Gentile, duke qenë se Serie A është në zhvillim e nuk duhen shpërqendrime. Marokeni ishte në Milano për vizitat mjekësore, të cilat i kaloi me sukses përpara se të vendoste firmën në kontratën 5 vjecare për 5 milionë në sezon. Hakimi, që luante i huazuar prej dy vjetësh tek Borussia Dortmund, i ka kushtuar zikaltërve 40 milionë plus 5 bonus. MESAZHI PËR TIFOZËT E DORTMUND "Dy vjet të mrekullueshëm, mbyllet një etapë e bukur: përshëndes këtë klub që më dha shumë lumturi. I falenderoj të gjithë, ishte zgjedhja e duhur. E cfarë tifozeri e mrekullueshme, nuk do të harroj kurrë Murin e Verdhë" ka shkruar Hakimi për tifozët e Dortmund.
 
View this post on Instagram
 

Gracias @bvb09 ??.⁣ ⁣ Thanks @bvb09 ??.

A post shared by Achraf Hakimi (@achrafhakimi) on

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI