Flash

Video/ Lazio mbret i përmbysjeve: Immobile e Parolo i bëjnë presion Juventus

Lapsi.al 30 June 2020
Video/ Lazio mbret i përmbysjeve: Immobile e Parolo i bëjnë

Në një mbrëmje të nxehtë torineze, Lazio bën një tjetër përmbysje me golat e Immobile e Parolo. Përfundon 1-2, rezultat që i lejon skuadrës së Inzaghi të rishfaqë ambicjet për kreun e klasifikimit e të vendosë nën presion Juventus. Asgjë për të bërë për Torinon, në avantazh për gjysmën e lojës falë penalltisë të shndërruar në gol nga Belotti. Për grupin e Longo ishte vetëm një iluzion sepse granatat humbën konfrontimin sidomos në planin atletik.

STATISTIKAT

- Asnjë skuadër nuk ka rikuperuar më shumë pikë nga situata të pafavorshme se Lazio në këtë kampionat (22, njësoj si Atalanta).

- Lazio ka fituar tetë nga 10 transfertat e fundit të Serie A (1B, 1H): aq sa në 21 të mëparshmet.

- Lazio ka shënuar të paktën dy gola në gjashtë sfidat e fundit të Serie A, për një mesatare prej 2.1 për ndeshje.

- Torino ka humbur tre nga 5 ndeshjet e fundit të kampionatit (1F, 1B), duke pësuar një mesatare 2.6 gola për ndeshje.

- Lazio nuk pësonte gol në 5 minutat e para të lojës në një ndeshje të Serie A nga dhjetori 2018, kundër Atalantës.

- Ciro Immobile ka barazuar rekordin e golave (29) në një kampionat të Serie A për një lojtar të Lazio: rekord që i takonte vetë Immobile, në 2017/18.

- Ciro Immobile ka shënuar 29 gola në 29 javë kampionat: i vetmi lojtar që ka qenë në gjendje të bënte më mirë në Serie A ka qenë Antonio Valentin Angelillo, me 31 gola, në të njëjtën pikë të sezonit në 1959.

- Andrea Belotti nuk shënonte për tre ndeshje radhazi në Serie A nga prilli 2017.

- Goli i shënuar kundër Lazios në 4:29 është i dyti më i shpejti i realizuar ndonjëherë në Serie A nga Andrea Belotti, pas atij të realizuar në nëntor 2016, kundër Cagliari (1:41).

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI