Flash

Tare del hapur: "Kumbulla na intereson, asnjë ofertë për Milinkovic"

Lapsi.al 30 June 2020
Tare del hapur: "Kumbulla na intereson, asnjë ofertë për

Igli Tare ka bërë bilancin e merkatos së Lazios dhe pritshmëritë. "Jemi takuar me Veronën sepse Kumbulla na intereson, mund të jetë i rëndësishëm për vitet e ardhshme. Jemi vizituar të enjten, por është ende për tu zhvilluar - ka thënë drejtori sportiv bardhekaltër -. Nuk mendonim ta mbyllnim menjëherë tratativën. Milinkovic? Nuk kanë ardhur oferta. Nuk kemi nevojë të ikë: nëse do të ketë ndonjë ofertë të rëndësishme për të e për ne do të flasim".

Për Kumbullën, Lotito ka vendosur në tavolinë 20 milionë e kartonin e dy të rinjve: tratativa, përjashto ndonjë përmbysje situate, duket tek detajet. Ndërkohë, ka ardhur firma për Gonzalo Escalante, që nuk ka rinovuar kontratën me Eibar e ka zgjedhur të jetë një lojtar i ri bardhekaltër. Në ditët e ardhshme mesfushori argjentinas do të zbarkojë në kryeqytet për të kryer vizitat mjekësore e me shumë mundësi të nisë stërvitjen me grupin, për të përshpejtuar integrimin.

"Ne kemi treguar në vite se mbajmë lojtarët më të mirë në përpjekje për të krijuar një skuadër prespektive, por jemi të ndërgjegjshëm se të shkosh në Champions do të thotë tjetër kualitet, për këtë duhet të jemi të aftë ti bëjmë hapat me radhë - ka vazhduar Tare për mikrofonët e Sky Sport -. Në fillim të marrim kualifikimin e pastaj të vlerësojmë situatën me trajnerin. Për të gjithë tani Lazio është një pikëmbërritje e jo nisje e kjo do të thotë se duhet të jemi të aftë të ruajmë këtë nivel".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI