Flash

Portugalia fillon izolimin, UEFA rrezikon Champions League: "Nuk kemi plan B"

Lapsi.al 1 July 2020
Portugalia fillon izolimin, UEFA rrezikon Champions League: "Nuk kemi plan

Lisbona përgatitet për lockdoën për shkak të Covid-19, por për Uefa nuk është e nevojshme të përgatitet një plan B për Final Eight të Champions League parashikuar në qytet gjatë gushtit.

E ka deklaruar për L`Equipe vetë organizmi i futbollit kontinental: "Uefa është në kontakt permanent me Federatën portugeze e autoritetet lokale. Shpresojmë që gjithcka të shkojë mirë e që të jetë e mundur të organizojmë turneun në Portugali. Për momentin nuk ka motiv të kemi një plan B. Jemi duke monitoruar situatën në bazë të përditshmërisë e do të adaptohemi, nëse do të duhet ta bëjmë".

Nga e enjtja e kaluar qeveria portugeze ka limituar lëvizjet në 19 komuna, përvec qendrës së Lisbonës. Qytetarët mund të dalin nga shtëpia vetëm për ushqime ose për të shkuar në punë. Një masë që do të jetë në fuqi nga 1 në 14 korrik e pastaj do të ekzaminohet në dritën e asaj që do të ndodhë.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA kishte vendosur Lisbonën si seli të Final Eight që do të vendosë fituesin e kompeticionit më të rëndësishme europiane për klube, nga data 12 në 23 gusht, me nga një ndeshje. Sipas përcaktimit, ndeshjet e mbetura të fazës 1/16-ave do të luhen në datat 7-8 gusht dhe është lënë në dorën e klubeve nëse do të luajnë në stadiumet respektive apo në Lisbonë. Faza çerekfinale, sipas miratimit të UEFA-s do të luhet në datat 12-15 gusht, faza gjysmëfinale në datat 18-19 gusht, dhe finalja në 23 gusht. Ndeshjet do të luhen në stadiumet e klubeve Sporting Lisbona dhe Benfika, ndërsa nëse ndeshjet e mbetura të fazës 1/8 do të luhen në Portugali, atëherë do të vihen në dispozicion të klubeve stadiumet e Portos dhe Guimareshit.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI