Flash

Sarri harron finale e humbur Kupën e Italisë: "E kemi lënë pas, ishte çështje fizike"

Lapsi.al 1 July 2020
Sarri harron finale e humbur Kupën e Italisë: "E kemi

Duke mundur 3-1 Genoa, Juventus ka konfirmuar vendin e parë në klasifikim +4 nga Lazio. Jo vetëm, bardhezinjtë kanë treguar një kthjelltësi të gjetur nga pikëpamja atletike, duke i besuar pastaj kampionëve të sulmit. "Skuadra ka bërë mirë për gjithë ndeshjen, topi qarkullonte me shpejtësi e goditëm shpesh portën pa lejuar asgjë - komentoi Sarri në fund të ndeshjes -. Në një përfaqësim të mirë të të gjithëve dolën tre perla të individëve, tre gola të mrekullueshëm. Pas zhgënjimit në Kupën e Italisë skuadra e ka marrë veten shumë mirë, por ishte vetëm cështje fizike".

Pjanic titullar pavarësisht shitjes tek Barcelona: "Nuk më është dashur as të flas me të për këtë cështje, me të kam folur më parë kur e shihja jo në formë – vazhdoi Sarri -. Kishte rënë mentalisht, por tani jam i sigurtë se në këtë periudhë do të bëjë shumë mirë sepse e shoh të qetë e të lumtur në stërvitje. Nuk kam asnjë shqetësim nga kjo pikëpamje".

Mbi zëvendësimin e Ronaldo: "Nuk prisja asnjë polemikë. Edhe ai e dinte se ishte e drejtë kështu duke parë rezultatin". Mirëkuptimi me Dybala përmirësohet edhe në zonën gol: "Po kërkohen shumë më tepër në fushë e kam vënë re edhe në stërvitje. Kjo është e reja, edhe se kemi ndryshuar disa lëvizje, e vërteta është se janë ata që kërkohen më shumë. E rezultatet vijnë".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI