Flash

Për Griezmann tek Barcelona mori fund: "Destabilizon skuadrën"

Lapsi.al 1 July 2020
Për Griezmann tek Barcelona mori fund: "Destabilizon

Barazimi kundër Atletico Madrid ngjan me dorëzim në luftën për titull përballë Real e Barcelona përfshihet nga kaosi. Pas vetëm pak minutash në fushë kundër ish-skuadrës së tij, Antoine Griezmann është në thyerje të mardhënieve me teknikun Quique Setien. “E kuptoj që është e vështirë për Griezmann të ndezë shkëndijën kur aktivizohet për kaq pak kohë - ka thënë trajneri - porn ë këtë moment është e vështirë ta hedhësh në fushë pa destabilizuar skuadrën. Do të flas me të, por nuk do ti kërkoj ndjesë sepse bëhet fjalë për zgjedhje teknike”.

Francezi duket një objekt i huaj në këtë skuadër, që nuk arrin të shprehë potencialin e tij të jashtëzakonshëm. Si me Valverde ashtu dhe me Setien, ish-Atletico është penalizuar nga moduli e nuk arriti të integrohet asnjëherë me Messi e Suarez. Një seri përfaqësimesh negative e vetëm disa momente nga klasi i tij në këto muaj vërtetë të vështirë. Pastaj erdhën përjashtimet, deri në turpërimin e të martës në mbrëmje, kur Setien e nxorri në fushë në të 90'. “E kuptoj që mund të ndihet keq për këtë por edhe unë nuk jam i lumtur për të sepse është një person fantastik e shumë profesionist” ka thënë tekniku spanjoll në fund të ndeshjes.

Setien në fakt rrezikon edhe vetë dhe e ardhmja e tij është e varur në një fije. “Unë nuk ndihem i kërcënuar. Eshtë mëkat të kesh të tilla rezultate. Po hasim gjithnjë e më shumë vështirësi. Të lësh këto pikë në klasifikim do të thotë të largohesh më shumë nga titulli. Duhet të vazhdojmë të punojmë e duhet thënë se Atletico Madrid është një skuadër e mirë”.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI