Flash

Video/ Inter luan tenis me Brescian: 6-0 për të kërcënuar Juve e Lazio

Lapsi.al 1 July 2020
Video/ Inter luan tenis me Brescian: 6-0 për të kërcënuar

Në javën e 29 të Serie A, Inter mposht Brescia 6-0 e replikon me Juventus e Lazio me një provë force. Në San Siro, zikaltërve i mjaftoi vetëm një gol për të blinduar rezultatin e të mbeten në rrugën e kryesuesve. Pas 4' minutash Young zhbllokoi ndeshjen me një të djathtë fluturimthi, pastaj Sanchez dyfishoi me penallti në të 20' e D'Ambrosio firmosi trisin me kokë në të 45'. Në pjesën e dytë Gagliardini shënoi pokerin në të 52' e Eriksen (82') bashkë me Candreva (88') mbyllën llogarinë.

Gjashtë gola e tre pikë. Inter arkivoi Brescia me një përfaqësim super. Super si në planin tekniko-taktik, ashtu edhe fizik. Përtej rendimentit të disa individëve (Sanchez e Moses mbi të gjithë), kundër Dallëndysheve ajo që impresionoi më shumë ishte intensiteti e loja e zikaltërve. Një mix perfekt force e kualiteti që nuk i ka lënë asnjë shans Brescia, tashmë prej kohësh e impenjuar me një klasifikim të dëshpëruar. Një goleadë që e bën të shpresojë Conte për të ardhmen e që i jep një mesazh të fortë e të qartë Juventus e Lazios. Ky Inter përmirësohet e nuk heq dorë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI