Flash

Video/ Shikoni lotët e Pjanic në festën familjare të lamtumirës nga Juventus

Lapsi.al 2 July 2020
Video/ Shikoni lotët e Pjanic në festën familjare të
Katër vite intensivë e të suksesshëm nuk mund të harrohen e Miralem Pjanic e ka treguar gjatë festës në familje (ishin prezentë disa miq e të afërm) të organizuar në Luksemburg për të celebruar transferimin e tij tek Barcellona. Boshnjaku, që në përfundim të sezonit aktual sportiv do të largohet nga Juventus për tu transferuar në Katalonjë, nuk arriti të përmbajë lotët e shpërtheu në dënesë: dëshmi e lumturisë për një etapë që përfaqëson kurorëzimin e karrierës së tij, por edhe trishtimin për lidhjen e fortë që u thye mes lojtarit, Torinos, ambjentit Juve e popullit bardhezi. Pjanic është bërë zyrtarisht një lojtar i blaugrana për 60 milionë plus 5 bonus si pjesë e operacionit që ka sjellë në Torino brazilianin Arthur (72 milionë euro plus 10 bonus). Dy lojtarët do të përfundojnë sezonet në skuadrat aktuale për tu transferuar në klubet e reja në shtator. "Ajo që sot duket e trishtë nesër do të jetë një kujtim i mrekullueshëm që do ta mbaj në zemër për gjithë jetën" kishte shkruar boshnjaku në rrjetet sociale pas njoftimit për transferimin.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI