Flash

E kanë grabitur dy herë në rrugë, mamaja e Zaniolos habit: “Nuk ka vend më të mirë se Roma”

Lapsi.al 2 July 2020
E kanë grabitur dy herë në rrugë, mamaja e Zaniolos habit:

Juventus e ka vënë në shënjestër për sezonin e ardhshëm, por për Nicolò Zaniolo "asnjë vend nuk është më i mirë se Roma". E ka të sigurtë mamaja e talentit verdhekuq, që në rastin e datëlindjes së 21të të birit ka folur për të ardhmen e tij në mikrofonët e Retesport: "Për merkaton nuk di asgjë. Por di që Nicolò ndihet mirë tek Roma, tifozët e duan e një vend më të mirë se këtu tani për tani nuk mendoj se ekziston. Jemi të gjithë të lumtur në Romë".

Francesca Costa ka qetësuar edhe tifozët verdhekuq në lidhje me gjendjen fizike të Zaniolo, që po rikthehet ndër të disponueshmit e Fonseca pas këputjes së kruciatit në janar: "Nicolò është i motivuar, cdo ditë na tregon që është gjithnjë e më mirë e se është i kënaqur që është përfshirë përsëri në ekipin e parë. Mezi pret të ndihmojë Romën në fushë".

Francesca në fakt është grabitur dy herë rrugëve të Romës: hajdutët tentuan të vjedhin makinën e saj, pa ia arritur qëllimit, por duke dëmtuar rëndë pjesën e brendshme të saj. Keqbërësit shkëputën timonin dhe kishin cmontuar kroskotin. Vetë mamaja e futbollistit e rrëfeu ngjarjen, duke postuar në Instagram edhe një foto të makinës së dëmtuar. “Mirë që të paktën ka dashuri… po të ishte e kundërta duhet të shpjegoj ndonjë gjë. Mirëdita ju që nuk humbni vesin të bëni surpriza të bukura…”, ishte postimi ironik i gruas. Nuk është hera e parë që kur është në Romës, që mamaja e Zaniolo ka mbetur viktimë e hajdutëve.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI