Flash

I hapën rrugë në kampionat, i la Kupën? Egbo i zënë ngushtë: "E kam ndërgjegjen të pastër"

Lapsi.al 2 July 2020
I hapën rrugë në kampionat, i la Kupën? Egbo i

Tirana që u pa në Adush Muca nuk ngjante me atë të të gjithë epokës Egbo, ndaj dhe lëshimi i fushës në 45 minutat e dyta la shijë të hidhur e krijoi hije dyshimi. I zënë ngushtë dukshëm, për pyetjet direkte të bëra pas ndeshjes nga gazetarët, nigeriani i Tiranës është munfuar ti presë: "Nuk besoj se e kemi lënë ndeshjen - tha Egbo -. Nuk kishim pse e linim. Para ndeshjes iu thashë çunave që të shënonim 1 gol se vlen shumë. Po të fitojmë 1-0 në Tiranë kualifikohemi. Unë për vete e kam ndërgjegjen të pastër. Unë shikoj punën time, nuk shikoj çfarë bëjnë të tjerët".

Se kush janë të tjerët që përmend si padashur Egbo nuk është vështirë të kuptohet se referimi nuk shkon për lojtarët në fushë, por sa për statistikë kjo ishte ndeshja e parë që tekniku bëri rotacion: "Në ndeshjen e parë me Besëlidhjen thatë pse nuk bëtë rotacion, tani thoni pse bëni. Përgjigja është se kishte shumë ndryshime në formacion plus edhe vapa. Nuk jam fizikant ose doktor që të futem në trupin e lojtarëve. Menduam për ndeshjet e tjera në kampionat. Kemi luajtur një pjesë loje sot dhe do mendojmë për ndeshjen e kthimit".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI