Flash

Prapaskena/ Juventus i ka premtuar Sarrit brazilianin Jorginho: i sakrifikuar është Rabiot

Lapsi.al 2 July 2020
Prapaskena/ Juventus i ka premtuar Sarrit brazilianin Jorginho: i sakrifikuar

Lamtumira e Pjanic, sipas asaj që filtron brenda klubit torinez, nuk e ka shqetësuar shumë Sarrin, sepse Juventus e ka siguruar teknikun toskan për ardhjen e Jorginho. Edhe në Angli janë të bindur se bardhezinjtë do të bëjnë gjithcka për të siguruar mesfushorin brazilian të preferuar të teknikut bardhezi që në kohët e Napolit në fillim e pastaj tek Chelsea.

Blues, nga ana e tyre, janë të gatshë ta shesin, por kërkojnë një shifër që vërtitet rreth 60 milionë euro. Për këtë Paratici dëshiron të përfshijë në tratativë kartonin e Adrien Rabiot, që mbërriti sezonin e kaluar me parametër zero, por protagonist deri tani i një sezonin nën pritshmëri. Francezi mund të përgjysmojë kështu shifrën për ti paguar Chelsea.

Për Rabiot, sidoqoftë, është i interesuar edhe Everton i Ancelotti. Është fakt që Juventus dëshiron ta marrë në Torino Jorginho për të rithemeluar një repart në të cilin ka mbërritur edhe Arthur.

"ASNJË KONTAKT"

Për interesimin e bardhezinjve për ish- Napolin, ka folur edhe menaxheri i Jorginho: "Juventus? E njoh mirë drejtorin Paratici, por për momentin nuk më ka kontaktuar askush për të folur për Jorginhon. Në këtë javë kanë marrë Arthur nga Barcellona: nuk e njoh strategjinë e merkatos së Juves për sezonin e ardhshëm”.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI