Flash

I alkolizuar, ish-futbollisti i Juventus në gjendje të rëndë shëndetësore

Lapsi.al 2 July 2020
I alkolizuar, ish-futbollisti i Juventus në gjendje të rëndë

Probleme të rënda shëndetësore për Fabián O'Neill, që prej kohësh lufton një betejë kundër alkolizmit. 46 vjecari uruguajan, që ka luajtur edhe për Juventus në karrierë, ka dalë nga klinika ku ishte shtruar të premten e kaluar për cirozë hepatike. ish-futbollisti i kombëtares 'Celeste' do të vazhdojë rekuperimin në shtëpinë e tij në Paso de los Toros. Por edhe pse O'Neill ka reaguar shumë mirë ndaj trajtimit intensiv, shkruan shtypi lokal, situata e tij mbetet shumë e komplikuar.

Shumë njerëz janë afruar me ish-lojtarin në orët e fundit për ta ndihmuar. Mes tyre edhe ish-shoku i kombëtares Richard Morales, që i ka ofruar mundësinë për të kuruar varësinë e tij. Nuk është hera e parë që O'Neill shtrohet në spital, situatë që i ka ndodhur edhe në 2016.

'El Mago' e nisi karrierën e tij me Nacional de Montevideo. Në 1996 u nis për në Itali ku luajti me Cagliari, Juventus e Perugia para se të kthehej në atdhe, gjithnjë tek Nacional. Në 2003, një vit pasi luajti në Botërorin 2002 me kombëtaren uruguajane, vendosi të tërhiqet.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI