Flash

“Kalama i shkurtër e gjysëm autik”: Dugarry fjalë skandaloze për Messi

Lapsi.al 3 July 2020
“Kalama i shkurtër e gjysëm autik”: Dugarry fjalë

Christophe Dugarry ka tronditur botën e futbollit. Ish-sulmuesi i Milan për mikrofonët e RMC ka lëshuar nga goja fraza të tmerrshme kundër Lionel Messi, duke komentuar bashkëjetesën e vështirë mes Pleshtit e francezit Griezmann: "Antoine duhet të ketë frikë nga një kalama i shkurtër e gjysëm autik? Mund ta hajë për mëngjes". Pastaj ndjesa në rrjetet sociale: "Nuk doja të ofendoja personat me këtë shqetësim. Kërkoj ndjesë ndaj atyre që fyeva".

Një deklaratë krejtësisht e evitueshme që përvec se ka në shënjestër Lionel Messi, fajtor sipas asaj që bëhet e ditur se nuk ka një raport idilik tek Barcellona me Antoine Griezmann, ka fyer shumë persona të prekur nga autizmi nëpër botë, duke përdorur sëmundjen si term ofendues e duke shkaktuar tërbimin e tifozëve nga e gjithë bota.

Ish-sulmuesi francez ka provuar të limitojë dëmet duke kërkuar ndjesë në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale: "Jam sinqerisht i keqardhur për deklaratat e mia mbi Lionel Messi. Nuk doja të ofendoja personat me shqetësime autike, nuk ishte qëllimi im. Kërkoj ndjesë ndaj personave që kam ofenduar e do ta bëj sërisht drejtpërdrejtë".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI