Flash

FOTO/ Gjesti i inkriminuar i Goxhajt dhe koeficientët që 'fajësojnë' trukimin e Bylis-Tirana

Lapsi.al 3 July 2020
FOTO/ Gjesti i inkriminuar i Goxhajt dhe koeficientët që

'Adush Muça' u bë skena e një teatri të shëmtuar, me dy akte ku dyshimet ishin në të gjithë elementët e saj, përfshirë aktorët në fushë e jashtë saj. Kështu, nëse ndeshja e vajtjes gjysëmfinale e Kupës së Shqipërisë është bërë objekt hetimi i FSHF, që kërcënon deri edhe përjashtimin e fajtorëve në rast provash, motivet ishin brenda saj: nga vendosja e lojtarëve në rastet e golave, ecja në fushë e lojtarëve të Tiranës kur pësuan golat e deri tek gjesti i lojtarit të Bylis kur humbi penalltinë e 3-1 të pritur nga Ilion Lika.

Ashtu si duket në foton e inkriminuar, mbrojtësi i ballshiotëve drejton dorën nga portieri i cuditur, si ta fajësonte Likën që i priti 11 metërshin.

Për më tepër, nga jashtë fushës ka ardhur një tjetër indicie, që dëshmon lëvizjet e çuditshme të koeficienteve të kompanive të basteve, pavarësisht se bastet sportive janë të ndaluara në Shqipëri. Me rezultatin 0-1 në favor të Tiranës në fund të pjesës së parë, Bylis kuotohej për fitore 1.56, edhe pse luante vetëm 45 minuta kundër kryesuesve të kampionatit. Shumë e cuditshme si lëvizje koeficienti...

Në fund janë edhe mënyra e pësimit të golave. Tirana shënoi e para me 5 lojtarë të pamarkuar në shtyllën e dytë, ndërsa gjithë ballshiotët ishin spostuar përpara. Bylis barazoi me Murataj me Sidibe që shihte nga pranë si do godiste kapiteni i mallakstriotëve, që përsëritet në golin e fitores, me të njëjtën sjellje "dashamirëse" të mbrojtjes kryeqytetase.

Pastaj janë edhe zëvendësimet: ato që u bënë para ndeshjes ku Ngo'o nuk udhëtoi fare për në Ballsh, ndërsa në fushë u futën Karabeci, Halili, Hasani, Dunga dhe Hoxhallari, duke i lënë pankinën Vangjelit, Torassa e Kale. E pastaj 5 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Egbo largoi nga fusha edhe 5 titullarë të tjerë, duke i zëvendësuar me lojtarë rezervë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI