Flash

De Rossi nis karrierën si trajner: vitin e ardhshëm romanisti do të drejtojë në Serie A

Lapsi.al 3 July 2020
De Rossi nis karrierën si trajner: vitin e ardhshëm romanisti do

Daniele De Rossi është shumë pranë kthimit në Itali. Pasi i dha lamtumirën futbollit të luajtur me eksperiencën tek Boca Juniors, ish-kapiteni i Romës kërkon të nisë të ardhmen si trajner. Sipas asaj që bën të ditur gianlucadimarzio.it, në fakt, Fiorentina ka zgjedhur ish-mesfushorin verdhekuq si trajner për sezonin e ardhshëm. Fati i Iachini në pankinën viola duke i shënuar e për të ringritur skuadrën pas një sezoni zhgënjyes, Rocco Commisso ka vendosur ti besojë De Rossi.

"Do të nis këtë rrugëtim jo vetëm sepse më pëlqen, por mendoj se di ta bëj. Më ka pëlqyer gjithnjë roli i liderit: kështu ndoshta do kem një lloj avantazhi nga ky këndvështrim, por të jesh trajner është krejt tjetër gjë" kishte thënë kohët e fundit ish-lojtari i Romës duke folur për të ardhmen e duke pranuar se si objektiv natyrisht kishte pankinën kryeqytetase: "Të ulem në pankinën e Romës një ditë do të më pëlqente, por nuk e kam me nxitim".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI