Flash

Insigne ‘braktis’ shokët e Napolit: "Rebelimi ishte një gabim"

Lapsi.al 4 July 2020
Insigne ‘braktis’ shokët e Napolit: "Rebelimi ishte

Lorenzo Insigne flet si kapiten e njeriu simbol i Napolit, duke treguar rrugën që duhet ndjekur në të ardhmen. Sulmuesi mbi të gjitha ka bërë autokritikë duke u kthyer në episodin kaq të diskutuar të rebelimit, një zgjedhje që nuk do ta ribënte, sic pranon në intervistën për Corriere della Sera: "Ishte një gabim, e paguam e për fat e morëm veten".

Insigne lëshon ndonjë kritikë, edhe pse jo shumë të helmët, për administrimin e grupit nga Ancelotti: "Nuk jam askush për të gjykuar një trajner që ka fituar gjithcka e mbi të gjitha gati kudo. Tekniku është mësuar me kampionë të mëdhenj, unë i thosha shpesh se ne duheshim vënë nën presion, edhe kritikuar nëse ishte rasti. E kuptoj se e imja është një autokritikë: jemi profesionistë, duhet të ecim vetë, por ne ndoshta në atë moment kishim neviojë ta ndjenim dihatjen pas shpine. Gattuso? Punon shumë e na motivon cdo sekondë. Me të ndihem në qendër të projektit, më ka dhënë përgjegjësi e besim e raporti është autentik, shpresoj tia kthej".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI