Flash

Commisso mohon trajnerin e ri të Fiorentinës: "De Rossi është vetëm një fake news"

Lapsi.al 4 July 2020
Commisso mohon trajnerin e ri të Fiorentinës: "De Rossi

Mohim i fortë nga Fiorentina në lidhje me zërat e merkatos sipas të cilit Daniele De Rossi është gati të marrë vendin e teknikut aktual Beppe Iachini. "Lexoj e shoh cdo ditë në media një trajner të ri ose lojarë të rinj në ardhje tek Fiorentina - ka shpjeguar presidenti Rocco Commisso në një komunikatë -. Deri pardje të gjithë e kishin të sigurtë një trajner të ri, dje në mbrëmje u prezantua si zgjedhje e imja dhe e shoqërisë një trajner i ri".

"Në këtë pjesë të sezonit, për ne kaq e rëndësishme e delikate, mendoj se kush vazhdon të nxjerrë zgjedhjet e mia për të zëvendësuar një person apo një tjetër, i bën vetëm keq Fiorentinës e tifozëve të saj - ka shtuar pronari i Fiorentinës -. Nuk kam patur asnjë lloj kontakti, mail ose telefoni ose ta takoj personalisht, me askënd e si të gjithë e dinë se zgjedhja e fundit më takon mua, është e pabesueshme që vazhdojnë të dalin këto fake news. Kush nuk i do të mirën Fiorentinës e tifozëve të saj po mundohet të destabilizojë ambjentin, por ne jemi të bashkuar e do të vazhdojmë në rrugën tonë, deri në fund të sezonit".

"Ashtu si ka thëenë gjithnjë, pastaj do të vijë momenti që të bëjmë llogari e të bëjmë zgjedhje për kampionatin e ardhshëm, por sot vazhdojmë, si tha dje Joe Barone, të mendojmë vetëm të mbyllim në mënyrën më të mirë këtë sezon me impenjimin maksimal të të gjithëve e duke i dhënë mbështetje totale teknikut, stafit e lojtarëve", përfundoi Commisso.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI