Flash

Rivaldo hedh bombën e merkatos: "Cr7-Messi tek Juve"

Lapsi.al 4 July 2020
Rivaldo hedh bombën e merkatos: "Cr7-Messi tek Juve"

E gjithë historia ka lindur nga zërat që tregojnë pakënqësinë e Lionel Messi tek Barcelona. Ndërprerja e tratativës për rinovimin e kontratës, tërheqja për të provuar një ambjent ndryshe, idea për tu bashkuar me profesorin e tij Guardiola tek City ose të mbyllë karrierën në skuadrën e zemrës, Neëell's Old Boys, po krijojnë lajme nëpër mediat e gjithë botës. Pastaj vjen bomba e vërtetë, nga një ish-blaugrana, Rivaldo, që deklaron: "Besoj se shumë menaxherë po ëndërrojnë një dyshe Messi-Ronaldo tek Juventus".

"Nëse kjo do të ndodhë - shtoi Rivaldo - do të ishte një 'boom' e besoj se Juventus do të rikuperonte me shpejtësi gati cdo investim falë shtytjes që do të kishte nga vizibiliteti e marketingu. Do të ishte dicka historike ti shihnim bashkë e besoj se shumë sponsor do ta donin, kështu që kjo mund të jetë një mundësi".

Një hipotezë e destinuar të bëjë të ëndërrojnë tifozët e Juventus por që kujtojnë gjithashtu edhe zërat e vazhdueshme, të shtuar edhe në rrjetet sociale, që e donin verën e kaluar Guardiolën në pankinën e bardhezi. Ëndërrat janë dëshira, por realiteti shpesh është krejt tjetër.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI