Flash

Video/ Juventus pa frena: 4-1në derbi me super Ronaldo-Dybala

Lapsi.al 4 July 2020
Video/ Juventus pa frena: 4-1në derbi me super Ronaldo-Dybala

Juventus thyen 4-1 Torinon në derbin 'della Mole' e ngjitet në kuotën e 75 pikëve të klasifikim, duke shkuar momentalisht + 7 nga Lazio. Bardhezinjtë zhbllokuan ndeshjen pas 3' minutash me një magji të Dybala e gjejnë dyfishimin në të 29' me Cuadrado. Torino ngushtoi diferencën në kohën shtesë me një penallti të realizuar nga Belotti, por në pjesën e dytë Cristiano Ronaldo bën krteveprën nga goditja e dënimit, e para që kur është veshur bardhezi. Një autogol skandaloz i Djidji në të 87' e bën edhe më të hidhur humbjen për Granata.

As koha që arbitri Maresca të niste derbin e 200 (numër 150 në Serie A) e Dybala ngriu pritshmëritë e Torinos. Joya tallet me Lyanco në qendër të zonës me një thjeshtësi carmatosëse, ul në gjunjë Izzo që provoi një rikuperim të dëshpëruar e pastaj ndëshkoi Sirigu. Festë e bardhezinjve që kishin gjithë rastet e pjesës së parë përpara se në minutën e 29’ të dyfishonte me Cuadrado me një diagonale precize.

Torino i Longos nuk u shpërbë, madje tentoi të rikuperonte dicka në lojë. Sforcot e tyre u premiuan në finale, kur goditja e Verdit u përplas në krahun e hapur të De Ligt. VAR i tërhoqi vëmendjen Maresca që pasi e ripa në monitor akordoi penallti. Andrea Belotti shënoi golin e 13 në kampionat, të katërtin radhazi.

Torino vazhdoi të tregonte një lojë pozitive, por në anën tjetër janë kampionët. Skenën e mori Cristiano Ronaldo, kur në të 60’, Maresca akordoi goditje dënimi për prekje të topit me dorë nga Aina: portugezi shpiku një parabolë të fuqishme që u i coi shifrat në 3-1, goli i 25° në kampionat për CR7 e i pari me goditje dënimi me fanellën e Juventus. Ka ende kohë në fakt për të parë një gol dhe ishte ai që Djidji futi në portën e tij për autogolin më klasik.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI