Flash

Tirana do titullin në ndeshjen direkte: për Europën rrezikojnë shumë Teuta e Partizani

Lapsi.al 5 July 2020
Tirana do titullin në ndeshjen direkte: për Europën

Ndeshja titull mes Tiranës e Kukësit mjafton për ta bërë shumë të rëndësishme javë e 32 të Superiores, e nëse i shtojë këtu mundësinë për të qartësuar zonën Europiane të renditjes, atëherë ngjan shumë me një javë vendimtare. Pikërisht kështu, sepse një fitore e Tiranës në ndeshjen direkte me Kukësin, do ta conte në 12 pikë diferencën, me po kaq pikë në lojë, ndërsa bardheblutë kanë në favor edhe golavarazhin ndërsa ndeshjet direkte do të barazoheshin në 2-2.

Kukësi do të mundohet ti shtyjë festën, por edhe të ruhet nga ardhja e mundshme e Teutës në distancë të tre pikëve. Durrsakët e kërkojnë Europën përmes Kupës e kampionatit dhe në Niko Dovana luajnë shumë në këtë këndvështrim kundër Skënderbeut. Skuadra e Martinit ka vetëm një humbje që kur ka rifilluar futbolli e shpreson të vazhdojë ngjitjen në renditje, duk lënë pas korcarët, që momentalisht janë dy pikë larg, por edhe Partizanin që po përdor javët e fundit si sprint drejt Europa League.

Natyrisht të kuqtë e Sormanit në kërkim të fitores së katërt radhazi, duhet të fitojnë në Ballsh, kundër një kundërshtari që është macja e zezë e tyre. Për Partizanin mund të jetë shansi i fundit për arritjen e objektivit, duke qenë se Laci në anën tjetër ka një ndeshje të fituar në letër kundër Flamurtarit. Kurbinasit kanë vetëm një distancë nga Teuta dhe dy para kryeqytetase, kështu që i mbajnë sytë hapur për ndeshjet në Durrës e në Ballsh.

Mallakastriotët e Dovedan në anën tjetër duhet të vazhdojnë të performojnë mirë për të mos e parë veten përsëri në garë për playout, me Vllazninë që ka një ndeshje të lehtë në letër kundër Luftëtarit, që e kombinuar me humbjen e Bylis mund ti afrojë skuadrat në një pikë distancë. Kështu, me dy ndeshje të dielën e tre të hënën, Java e 32 e Superiores është absolutisht për të mos u humbur...

JAVA 32

05/07/20

Luftëtari 17 : 45 Vllaznia

Laçi 17 : 45 Flamurtari

06/07/20

Tirana 17 : 45 Kukësi

Bylis 17 : 45 Partizani

Teuta 20 : 45 Skënderbeu

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI