Flash

Malota, Ramadani, Hygor e Gligorov, mungesat që e lënë Dedjan pa zgjidhje

Lapsi.al 5 July 2020
Malota, Ramadani, Hygor e Gligorov, mungesat që e lënë Dedjan pa

Në lojë është mundësia për të hapur garën për të shmangur zonën playout dhe Vllaznia nuk ka ndërmend ta humbasë rastin. Në Gjirokastër, shkodranët do të gjejnë një skuadër krejt tjetër nga ajo që i mori barazimin në Loro Borici, matematikisht në Kategorinë e Parë dhe pa asnjë motivim, si kanë treguar edhe ndeshjet e fundit. Por jo gjithcka është kaq e thjeshtë sa duket për Hysen Dedjan, në kërkim të një fitore që mund ta shohë ti ngushtojë diferencën me Bylis, në luftë për të evituar rrezikun playout.

Tekniku duhet të bëjë në këtë transfertë pa katër titullarë: pa Renato Malotën e Ramadanin, të dëmtuar, kuqeblutë do të vuajnë edhe regjinë e brazilianit Hygor në mesfushë. Lojtari rrezikon ta mbyllë përfundimisht sezonin për arsye dëmtimi, ndërsa tek të padiponueshmit është edhe maqedonasi Gligorov, i cili ka filluar të shprehë shqetësime dhe ka munguar në seancat e fundit stërvitore. Në këtë pikë, Dedja ka planifikuar një miks mes eksperiencës dhe lojtarëve të rinj, për ti dhënë një dozë entuziazmi një skuadre që e kishte humbur atë në daljet e fundit.

Me 39 pikë në vendin e tetë kuqeblutë shpresojnë të marrin tre pikët e tyre kundër Luftëtarit dhe presin një dhuratë nga Partizani në Ballsh, për ta ngushtuar diferencën me zonën e shpëtimit automatik në vetëm një pikë, kur mbeten më pas edhe katër javë për tu luajtur deri në fund të kampionatit…

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI