Flash

Inter, Lukaku kthehet të drejtojë sulmin: nis gjuetia për rekordin

Lapsi.al 5 July 2020
Inter, Lukaku kthehet të drejtojë sulmin: nis gjuetia për

Sërisht në qendër të gjithckaje, sepse në fund të fundit rreth tij vërtitet bota e Inter këtë vit. Romelu Lukaku rimerr vendin e tij, në zemër të sulmit zikaltër, për të vazhduar misionin e tij të dyfishtë. Është një objektiv skuadre që duhet ndjekur, duke dëshmuar dëshirën pëe të mos hequr dorë nga asgjë, si kërkon Antonio Conte. E pastaj një arritje personale, me synimin për të kaluar rekordin e golave në një sezon, që për momentin është dy distanca larg.

Romelut i duhen dy gola për të barazuar 27 golat e realizuara dy vjet më parë në ekperiencën e parë me Manchester United. Dy, si topat e dërguar pas shpinës së Skorupski në ndeshjen e vajtjes në Dall’Ara kundër Bolonjës. Për tu kthyer pas në memorie, tek Everton belgu ishte në përmirësim të vazhdueshëm: 16 gola në vitin e parë, 20 në të dytin, 25 në të tretin e 26 në të katërtin. Tek United mbërriti si yll, për një shifër 85 milionë euro. Aty, me Mourinho, sulmuesi vendosi rekordin personal, duke shënuar 27 gola sezonalë. Një rekord që Romelu kërkon ta përmirësojë menjëherë, në tentativën si lideri zikaltër në vitin në të cilin rishkroi historinë e kombëtares belge, duke kaluar murin e 50 golave.

Lukaku këtë herë kërkon të shkëlqejë, pasi mbeti plotësisht jashtë listës së shënuesve në goleadën kundër Brescias. Inter do të zbresë në fushë në 17.15 e temperatura do të jetë një armik më shumë në ofensivën kundër Bolonjës.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI