Flash

F1/ Spektakël në GP Austri: finale thriller e Leclerc, penalizim i Hamilton e triumf i Bottas

Lapsi.al 5 July 2020
F1/ Spektakël në GP Austri: finale thriller e Leclerc, penalizim i

Botërori i Formula 1 nis me një finale emocionuese të GP të Austrisë. Valtteri Bottas fiton duke u nisur nga pole, por pas tij ndodh gjithcka. Një kontakt me Albon 11 xhiro nga fundi i kushton podiumin Hamilton. Kampioni i botës në fuqi e mbyll i katërti, ndërsa i dyti është Charles Leclerc, që në xhiron e fundit parakaloi Perez (pastaj i gjashti, i penalizuar) e Norris (i treti në finish).

Nga zhgënjimi i kualifikueseve tek gëzimi i një podiumi në të cilin Ferrari besonte, por që superioriteti i Mecedes e konkurenca e Red Bull por edhe McLaren e Racing Point e vinin në rrezik. Vendi i dytë është meritë e një finale fantastike të Charles Leclerc që, në në një garë të ndërprerë nga tre safety car arriti të kaloi Lando Norris e pastaj Sergio Perez, duke u pozicionuar pas Bottas, "falë" penalizimit me 5 sekonda të Hamilton për një kontakt në kthesën katër, menjëherë pas rinisjes së fundi, me Red Bull të Alexander Albon.

Një betejë më e më e ekuilibruar se parashikohej, edhe për shkak të ndërhyrjes së trefishtë të safety car: në xhiron e 26 për daljen nga pista të Haas di Magnussen, në xhiron e 51 për të spostuar Williams të Russell që kishte mbetur në pistë e në të 54 për humbjen e pjesës së djathtë anësore të Alfa Romeos së Kimi Raikkonen.

I rëndësishëm pozicionimi në podium për Lando Norris: piloti i ri i McLaren-Renault (pavarësisht parakalimit në xhiron e fundit nga Leclerc) mori shkallën e fundit të podiumit e fitoi sfidën e brendshme me Carlos Sainz Jr. që e mbylli i pesti pas Hamilton e përpara Sergio Perez, që u dënua gjithashtu me 5 sekonda penalitet. Fitorja është e finlandezit Bottas, që e dominoi garën nga pole position e duke ruajtur kryesimin deri në shfaqjen e flamurit me kuti.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI