Flash

Liverpool frikësohet, Klopp mendon tërheqjen: “Nuk kam plane përtej 2024”

Lapsi.al 5 July 2020
Liverpool frikësohet, Klopp mendon tërheqjen: “Nuk kam plane

Jürgen Klopp do të largohet nga Anfield Road përpara se të mbesë pa energji. Kjo të paktën sipas asaj që ka pohuar vetë tekniku gjerman, i freskët nga triumfi në Premier League, ku u shpall kampion me Liverpool pas 30 vjetësh. Klubi anglez në fakt është në ankth për vendimet e ardhshme të Klopp. Liverpool kërkon ta bindë teknikun të firmosë një kontratë afat gjatë, por për momentin rruga duket në ngjitje. Klopp nuk e ka bën cështje parash: për të shëndeti vjen para së gjithash… edhe para një pagese faraonike!

Shqetësimi për shëndetin mund të bëjë që të largohet nga pankina në fund të kontratës së tij aktuale që përfundon në 2024, sipas asaj që shpjegon Mirror. “Nuk e shoh veten të stërvis deri në një farë moshe. Kur nisa këtë punë mendova, ‘ok, tani nisin 25 vjet impenjues’. Isha 7 vjet e gjysëm tek Mainz, shtatë tek Borussia Dortmund e kur në 2024 të përfundojë kontrata ime me Liverpool do të jenë 23 vjet e gjysëm pankinë. E nuk kam asnjë plan përtej asaj date”.

E cuditshme por e vërtetë, në momentin më fitues të karrierës s tij Klopp mendon... tërheqjen. Jo menjëherë, por gjermani e ka në plan, edhe pse është e komplikuar ta imagjinosh, duke parë pasionin që tekniku i Reds tregon për punën e tij. “Kur të jetë momenti, shpresoj që të jem ende në gjendje të them ‘shumë mirë, më pëlqeu të bëj trajnerin, por tani i takon të tjerëve’. E shpresoj të jem në gjendje ti them të gjithëve ‘ju përshëndes, ju dua, por mos më telefononi për gjëra që kanë lidhje me futbollin’. Plani im është ky”. Ai i Liverpool ndërkohë është që të ndodhë… sa më vonë të jetë e mundur.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI