Flash

"I thashë jo Real, kërkoj një klub fitues": Pas fjalëve të Allegri fshihet Barcelona

Lapsi.al 6 July 2020
"I thashë jo Real, kërkoj një klub fitues": Pas

Në 30 qershor 2020 përfundoi kontrata prej 7 milionë në vit e Massimiliano Allegri me Juventus e tani tekniku livornez, që me bardhezinjtë ka ngritur 11 trofe në 5 vjet, është gati të nisë një aventurë të re në pankinë, në Itali por edhe jashtë saj: "Nuk më intereson vërtetë ku. Po kërkoj një klub me të cilin të ndaj një projekt e që të ketë ambicjen për të konkuruar e për të fituar" tha Allegri për mikrofonët e Marca.

"Iu gëzova familjes e qytetit tim, Livornos, me miqtë e një jete. Karikova bateritë" e tani tekniku sheh drejt së ardhmes, sepse dëshira për tu kthyer të jetojë ndeshjet si protagonist është e madhe. Allegri pranon se është gati të drejtojë një skuadër në La Liga e zbulon se ka qenë pranë Real Madrid pas lamtumirës së parë të Zidane: "Dy vjet më parë pati një kontakt por nuk ndodhi asgjë sepse kisha një kontratë me Juventus. Kisha një impenjim të fortë moral kunddrejt klubit e njerëzve të tij".

E në lidhje me Juventus, Allegri është i sigurtë se dominimi i bardhezinjve do të vazhdojë gjatë: "Është një skuadër e ndërtuar për të fituar e për të fituar akoma. Vetëm për këtë. Për këtë mendoj që do ta bëjë për vite të tjerë. Me Cristiano Ronaldo bëri një kapërcim të madh, e shoh akoma për shumë vjet në Torino".

Një batutë edhe mbi Lautaro Martinez e për hipotezën e kalimit tek Barcellona: "Fanella e Barças peshon shumë e cdo lojtar në botë duhet të ketë forcën e personalitetin për ta veshur. Lautaro ka gjithë kualitetin për të patur sukses. So po bën shumë mirë tek Inter, por të shohim nëse një ditë mund ta tregojë në Camp Nou".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI