Flash

"Shpëlaj gojën kur flet për Firencen": tifozët e Fiorentinës kundër Ribery pas vjedhjes

Lapsi.al 7 July 2020
"Shpëlaj gojën kur flet për Firencen": tifozët e

Dikujt nuk i ka pëlqyer aspak dufi i shfryrë nga Franck Ribery pas vjedhjes së pësuar në vilën e tij në Firence. Francezi e kishte gjetur shtëpinë të grabitur kur u kthye nga Parma e në një mesazh të gjatë në rrjetet sociale kishte thënë se ndihej "i tronditur" e "vulnerabël", duke shtuar se ai e familja e tij do të merrnin vendimet e duhura për mirëqenien e tyre. Një frazë që ka lënë të kuptohet deri edhe lamtumirën nga klubi toskan. Disa ultras Viola kanë replikuar në mënyrë të ashpër: "I dashur Franck, e kuptojmë tronditjen, por shpëlaje gojën para se të flasësh për Firencen si të ishte Medellin".

Fjalët e publikuara nga Il Giornale, ngjajnë me një pozicionim të fortë të tifozëve të organizuar kundër kampionit francez: "Të pasurve i vjedhin kudo, por ata kanë fatin se mund ti lejojnë vetes sisteme alarmi e roje private. Të varfërit, vidhen edhe ata gjithashtu, por duhet të bëjnë si Shën Lorenco që mbylli gojën".

IACHINI: "I DHAMË ZEMËR, DO SHOHË PËRPARA"

Edhe trajneri i Fiorentinës, Beppe Iachini, ka folur për këtë cështje, duke pranuar se francezi do të dijë ta kalojë tronditjen: "Jemi munduar ti japim zemër, por e gjithë kjo nuk i mohon Firences atë që është, një qytet i jashtëzakonshëm. Këto gjëra ndodhin në gjithë botën, kemi keqardhje për thyerjen e intimitetit, por duhet të konsiderohet si një episod më vete, Franck do ta kuptojë e do të shohë përpara i ndërgjegjshëm për unitetin e Firences e Fiorentinës".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI