Flash

Agnelli zbret në fushë për Jorginho: Chelsea mund të bindet si për Cuadradon

Lapsi.al 7 July 2020
Agnelli zbret në fushë për Jorginho: Chelsea mund të bindet

Jorginho është tashmë fiksimi i Maurizio Sarri e Juventus do të bëjë gjithckas për ta kënaqur. Tekniku bardhezi dëshiron italo-braziliani për ti dorëzuar celësat e mesfushës, ashtu si kishte bërë tek Napoli e pastaj në Angli tek Chelsea. Rruga për të arritur tek Jorginho nuk është e lehtë, por drejtuesit e Juventus nuk dorëzohen: lojtari i pëlqen shumë edhe presidentit Andrea Agnelli. Blues kërkojnë 60 milionë euro, idea e klubit bardhezi është ai për të përfshirë në tratativë kartonin e Rabiot.

Por për Juventus zgjidhja për të bindur Chelsea të lërë të lirë lojtarin e ta marrë në skuadrën e Sarrit mund të jetë një blerje me këste, si ndodhi në 2016 për Cuadrado, kur i pagoi londinezëve 5 milionë cdo vit për huazimin tre vjecar e blerjen në 2019 "përballë një shifre totale prej 25 milionë euro, ta pagueshme në tre data". E në këtë pikë bardhezinjtë nuk shqetësohen as nga deklaratat e teknikut të Blues Frank Lampard: "Jorginho është pjesë e projektit".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI