Flash

Kampioni i botës kthehet në Formula 1: do garojë me skuderinë me të cilën është kurorëzuar

Lapsi.al 7 July 2020
Kampioni i botës kthehet në Formula 1: do garojë me

Fernando Alonso është një hap larg kthimit në Formula 1. Sipas medias spanjolle pritet brenda të mërkurës njoftimi për firmën e tij mbi kontratë për 2021 me Renault, skuadra me të cilën është shpallur kampion bote në 2005 e në 2006. Alonso, eksperienca e fundit e të cilit në Cirkus ka qenë me McLaren në 2018, do të zëvendësojë Daniel Ricciardo, që ka një akord për sezonin e ardhshëm me skuadrën e Woking.

Fernando duket kështu gati të kthehet në pistë pas dy vjetësh mungesë me eksperienca nëpër botë, mes Indy 500, 24h të Le Mans e Dakar. Gjatë fundjavës së parë të Formula 1, drejtori i përgjithshëm i Renault, Cyril Abiteboul, kishte thënë se skuadra "do të synonte një pilot të rëndësishëm" e emri i Alonso qarkullonte që kur Ricciardo kishte firmosur për McLaren.

Mbetet ende për të hedhur firmën mbi kontratë, por cështja është praktikisht e mbyllur: në moshën gati 40 vjec dy herë kampioni i botës do të kthehet të drejtojë një makinë F1. Objektivi është rikthimi duke përfituar nga ndryshimi i rregullores teknike, fillimisht parashikuar në 2021 por pastaj spostuar në 2022 për shkak të pandemisë.

Alonso në karrierë ka arritur 32 fitore në Formula 1, nga të cilat 17 me Renault, por podiumi i fundit i takon 2014, kur e mbylli në vendin e dytë GP të Hungarisë me Ferrarin. Në katër vjet me McLaren para tërheqjes nuk arriti kurrë më shumë se vendi i pestë në garë e i 10° në kampionat.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI