Flash

Video/ Lazio humb kampionatin, Inzaghi dorëzohet: "Shumë të dëmtuar, të mendojmë për Champions"

Lapsi.al 7 July 2020
Video/ Lazio humb kampionatin, Inzaghi dorëzohet: "Shumë të

Duhet të ishte një transfertë e qetë, por humbja e pak ditëve më parë me Milan i kishte hequr shumë siguri Lazios: disfata kundër një Lecce shumë më të mirë se tregon klasifikimi është një dëshmi. Nuk mjafton as penalltia e humbur nga Lecce, madje as avantazhi i parë i bardhekaltërve në minutën e 5’: Gabriel rrëshket nën presionin e Immobile, arrin të përmirësojë në konkluzionin e Parolos por nuk mund të bëjë asgjë ndaj Caicedo, që me portën e boshatisur festoi golin e parë që nga 9 shkurti.

Lecce barazoi pas 30 minutash me një gol të shkëlqyer të Mancosu, ndërsa në fundin e pjesës së parë mund të kalonte edhe në avantazh kur arbitri Maresca, akordoi penallti. Specialisti Mancosu u hipnotizua nga Strakosha duke e dërguar topin në qiell. Fabio Lucioni kaloi Lecce në aavantazh, duke mposhur Strakoshën. Lazio humb ndeshjen Patric mendjen: karton i kuq për kafshimin e krahut të Donati.

E në këtë pikë Juventus duket i pakapshëm e Simone Inzaghi gati e pranon: "Tani të mendojmë për objektivin tonë, të kualifikohemi në Champions League. Pas pushimit jemi kthyer me shumë probleme. Shumë mungesa, disa lojtarë në rrethana të tjera nuk do ishin grumbulluar e ndërkohë kanë luajtur: ka një shpjegim nëse kemi humbur tre herë në 15 ditë".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI