Flash

Bartomeu i mbyll derën Neymar, por jo Lautaros: "Nuk ka një datë të saktë për ta blerë"

Lapsi.al 7 July 2020
Bartomeu i mbyll derën Neymar, por jo Lautaros: "Nuk ka një

Barcellona nuk duket se ka ndërmend të heqë dorë nga Lautaro Martinez, pavarësisht skadencës së klauzolës së zgjidhjes së kontratës. Në 7 korrik ishte dita e fundit për të derdhur 111 milionë eurot e nevojshëm për të rrëmbyer argjentinasin nga Inter, por presidenti blaugrana, Josep Bartomeu, ka lënë të kuptohet se tentativat do të vazhdojnë gjatë gjithë verës: "Nuk kemi një datë të shënuar në kalendar që të tregojë kur duhen bërë blerjet", ka thënë numri 1 i klubit duke iu përgjigjur një pyetje specifike mbi Toron nga radio katalanase "Rac 1".

Barça nuk heq dorë nga sulmuesi, edhe pse të ndërtosh një tratativë të suksesshme pa patur garancitë e datës së klauzolës nuk do të jetë e thjeshtë. Ndërkohë, duket se ka perënduar përfundimisht hipoteza për të rikthyer Neymar në Katalonjë: "Është pak e mundur një operacion i tillë - ka shpjeguar Bartomeu - Situata ekonomike e të gjithë klubeve europiane është e vështirë".

Në fund, Bartomeu ka theksuar pozicionimin e tij mbi të ardhmen e Lionel Messi: "Ka një kontratë deri në 2021 e është e qartë se kemi detyrimin për ta rinovuar. Është lojtari më i mirë i botës. E shoh të qetë, ka thënë shumë herë që dëshiron të tërhiqet tek Barça e unë pres që të bëjë pikërisht këtë, edhe me një tjetër president (mandati i Bartomeu skadon në 2021), sepse do të kalojë ende shumë kohë".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI