Flash

Presion Uefa-s për Champions? Guardiola mbrohet: "Nuk kam bërë asnjë telefonatë"

Lapsi.al 7 July 2020
Presion Uefa-s për Champions? Guardiola mbrohet: "Nuk kam

"Kam thënë shumë herë që duam të luajmë në Manchester, por do të pranojmë cfarëdo vendimi të Uefa-s". Tekniku i City Pep Guardiola duke projektuar rikthimin e 1/8 të finales së Champions League kundër Real Madrid mohon zërat sipas të cilëve ka bërë presion mbi Uefa-n për të zhvilluar ndeshjen në Etihad Stadium e jo në Portugali, ku është programuar të luhet Final Eight.

"Nuk jam kaq i fuqishëm sa të kem këtë impakt, nuk jam një president - ka shtuar ai - Ka disa protokolle, nuk kam folur kurrë me Uefa-n. Ajo që dua është të luajë kundër Real. Por nuk kam bërë asnjë telefonatë, nuk e kam këtë fuqi" ka thënë tekniku spanjoll i Citizens.

Një vendim mbi selinë e ndeshjeve të kthimit të 1/8 të Champions League pritet të zyrtarizohet brenda të premtes, kur është në program shorti i fazës finale me eleminim direkt nga cerekfinalet e më pas.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI