Flash

Konturohet Champions League e re: gati e përfunduar lista e 2020/21

Lapsi.al 7 July 2020
Konturohet Champions League e re: gati e përfunduar lista e 2020/21

Kampionatet më të rëndësishëm kanë dhënë gati të gjithë verdiktet e tyre europiane. Me Bundesligën që ka përfunduar, dihet që përfaqësuesit gjermanë në Champions League e ardhshme janë Bayern Mynih, Borussia Dortmund, Leipzig e Borussia Monchengladbach. Ligue 1 e ka mbyllur para kohe sezonin me Psg, Marseille e Rennes të sigurta për pjesëmarrjen e tyre në kupën më prestigjoze në sezonin 2020/21.

Në Itali, tetë javë nga fundi, Juventus, Lazio, Inter e Atalanta janë katër të parat në klasifikim e përfaqësueset e Serie A në Champions (duke qenë se mes të katërtës e dy vendeve të pesta Napoli e Roma, janë 15 pikë distancë). Në Premier League, Liverpool e Manchester City kanë blinduar vendin e parë e të dytë. Pas tyre është Leicester i treti, e Chelsea i katërti, por që duhet të qendrojnë me kujdes përballë vrullit të United, dy pikë larg Blues e tre nga "Foxies". Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi mund të shpresojë edhe Ëolverhampton i shkëputur tre pikë nga Red Devils.

Në Liga, Real e Barcellona udhëtojnë të sigurtë drejt Champions të ardhshëm me Atletico Madrid e Sevilla gati të sigurta për vendin e dytë, edhe pse, katër javë nga fundi, Villarreal e Getafe janë, respektivisht, - 6 e -7 nga andaluzianët. Edhe në Portugali mbeten katër javë deri në fund. Porto e Benfica janë të sigurta që do të përfaqësojnë luzitanët në kupën europiane më të rëndësishme, ndërsa Sporting Lisbona po i afrohet vendit në play-off, edhe pse Braga ka tre pikë avantazh.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI