Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Tjetër vatër infektimi me covid në QSUT, preket edhe Spitali Francez

Lapsi.al 14 June 2020
Tjetër vatër infektimi me covid në QSUT, preket edhe Spitali

QSUT vijon të jetë vatra kryesore për infektimin nga Covid-19. Mësohet se dy specializante tek Spitali Francez në Tiranë (pjesë e kompleksit të QSUT) kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 duke kthyer edhe këtë spital në vatër infektive.

Dy ditë më parë u morën tamponët e tyre dhe ndërkohë ditën e djeshme kishte dalë përgjigjja e cila kishte rezultuar pozitive për të dyja specializantet. Së fundmi rasti i marrjes së virusit nëpër ambiente spitalore është kthyer në një shqetësim të madh.

Spitali Francez në QSUT përfshin 3 specialitete si ORL, Okulistikën dhe Maxillo-Facialen. Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë testuar 362 persona, nga të cilat kanë rezultuar 57 pozitiv me Covid 19. Numrin më të madh me raste të reja e ka pasur Kruja, dhe pas saj Tirana, Vlora dhe Shkodra. ©LAPSI.al

Të këshilluara

10 gabimet që bëni kur karikoni telefonin

Ju nuk e keni bërë me vetëdije, por mënyra se si karikoni telefonin tuaj mund të jetë e gabuar. E një gjë e tillë ndikon menjëherë në jetëgjatësinë e baterisë s...

20:21

Policia aksion në Tiranë, 7 të arrestuar

Sherbimet e Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkótikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fush...

17:18

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI