Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rreziku i rikthimit të karantinës/ Flet Eugena Tomini

Lapsi.al 14 June 2020
Rreziku i rikthimit të karantinës/ Flet Eugena Tomini

Shefja e epidemiologjisë në ISHP Eugena Tomini, ka folur në Tv Klan për situatën aktuale me Covid-19, ku ditët e fundit ka pasur shifra të larta të të infektuarve. Lidhur me rikthimin e karantinës, pas shtimit të rasteve, Tomini tha se duhen respektuar masat për të mos u kthyer pas.

“Kemi një trend në rritje gjatë këtyre ditëve dhe fakti tregon për ulje të vigjilencës dhe zbatimit të masave të kujdesit ndaj Covid. Lehtësimi i hapjes graduale duhej të kishte një përgjigje përkundrejt zbatimit të distancimit fizik, mbajtjes së maskës në ambiente të mbyllura dhe ruajtjes së etiketës respiratore dhe higjienës personale. Por në fakt është evidentuar e kundërta, e për rrjedhojë do të kemi më shumë kontakte, ekspozim më të gjatë, një trend më të lartë të pozitiviteti sepse dhe gjurmimi është më aktiv" - th aja.

Por a mund të rikthehet karantina?

“Për t’ju thënë të vërtetën është më i rëndësishëm zbatimi i disa masave që janë shumë të thjeshta për të ecur para, se sa për tu kthyer pas. Të gjitha e provuam karantinën, të gjithë patëm efektin e masave të izolimit të theksuar, por është shumë e rëndësishme nëse duam të ecim përpara të zbatojmë protokollet e sigurisë nga të gjitha subjektet, institucionet, ndërgjegjësim më i madh tek e gjithë popullata për të mos u kthyer pas” – tha ajo.

Sa i takon situatës në spitale Tomini tha se aktualisht është e përballueshme me 120 shtretërit e Spitalit Infektiv. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Policia aksion në Tiranë, 7 të arrestuar

Sherbimet e Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkótikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fush...

17:18

(FOTO) Parashikimi i motit për javën qe vjen

Java që presim përpara pritet të të jetë relativisht e paqëndrueshme, me reshje shiu të herëpashershme dhe temperatura me ato që i ngjajnë vjeshtës dhe jo verës...

15:35

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI