Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Mbyllet protesta/ Maturantët paralajmërojnë rikthimin nesër pas testit të matematikës

Lapsi.al 14 June 2020
Mbyllet protesta/ Maturantët paralajmërojnë rikthimin nesër

Ka zgjatur rreth 2 orë protesta e maturantëve të Tiranës para Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë për provimin e gjuhës dhe letërsisë që ngjalli shumë pakënaqësi e shqetësime pasi sipas tyre nuk ishte sipas udhëzimeve.

Me pankarta në duar, maturantët janë ulur në rrugën kryesore para MASR dhe kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, siç është rivlerësimi i testit dhe ulja e kufirit për notën 9 dhe 10.

Po kështu maturantët kanë kërkuar një tryezë të hapur me MASR dhe mediat. Ndërkohë ata kanë paralajmëruar se do të rikthehen nesër në protestë në orën 13:00 pas mbarimit të provimit të matematikës të cilin kanë deklaruar se nuk do ta bojkotojnë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI