Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rritja e rasteve me Covid/ LSI sulmon Ramën: Të japë dorëheqjen dhe të ndiqet penalisht

Lapsi.al 14 June 2020
Rritja e rasteve me Covid/ LSI sulmon Ramën: Të japë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili sulmoi kryeministrin Edi Rama për situatën me Covid 19 në vend.

Ai e ngarkon Ramën me përgjegjësi për rritjen e numrit të personave të prekur nga COVID-19.

Vasili madje kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe ndjekjen penale të tij. Sipas tij, “suksesi madhështor” i Edi Ramës pas izolimit idiot 2 muaj e gjysmë është rritja me 211%.

Por Vasili shkruan se nuk u bënë testime, nuk u blenë mjete mbrojtëse, aspiratorë, nuk u ndaluan aktivitetet ekonomike me risk të lartë dhe u përbuzën sugjerimet profesionale.

Vasili kujton çfarë shkruante Rama në përfundim të masave kufizuese 

“Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”,- shprehej Rama.

Rezultati i menaxhimit të krizës, sipas Vasilit 

1. Nuk beri testime por i quajti të panevojshme duke iu kundërvënë OBSH.

2. Nuk bleu mjete mbrojtëse,

3. Nuk bleu respiratorë,

4. Nuk ndaloi aktivitete ekonomike me risk të lartë,

5. Nuk detyroi përdorimin e maskave, por i quajti të panevojshme,

6. Nuk aktivizoi mijëra mjekë familjeje,

7. Aktivizoi një komitet ekspertësh jo kompetentë dhe me drejtim politik.

8. Përbuzi çdo sugjerim e këshillë profesionale publike.

Të këshilluara

Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Vlorë

Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë pranë molit të peshkimit në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45, në Triport, ku viktima A. J., ka qenë duke peshkuar....

19:13

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI